“E duam familjen të paprekur”, peticion kundër surrogacisë! Koalicioni për familjen kundërshton ligjit e ri për shëndetin seksual

01/06/2024 15:13

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës organizoi në datën 1 Qershor, në orën 10:30 në sheshin “Skënderbej”, Marshimin për Jetën.

Të pranishëm ishin prindër me fëmijët, gjyshër, të rinj, drejtues të Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës që ishin edhe organizatorët, si dhe miq nga jashtë kufijve të Shqipërisë. Ata marshuan paqësisht nga “Sheshi Skënderbej” deri tek sheshi “Nënë Tereza” në mbrojtje të familjes dhe festimit të jetës në ditën kombëtare të fëmijëve. Me pankarta pro jetës dhe familjes, tullumbace dhe lule tregojmë se familja është e shenjtë.

Gjithashtu u vazhdua me firmosjen e Peticionit “Manifesti i Jetës”, i cili ka për qëllim, dërgimin në Parlament për anulimin e

a) Projektligjit të Surrogacisë,

b) Abortit për vajzat 16 vjeç pa dijeninë e prindërve,

c) Sterilizimin e të rinjve, vajza 18 vjeç dhe djem 23 vjeç, si masë e planifikimit familjar.

Ministria e Shëndetësisë hartoi projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve. Projektligji ka për qëllim rregullimin ligjor kryesisht për teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar dhe ndërprerjen e shtatzënisë, përfshirë edhe shtatzënitë me surrogato.

Unë jam italiane që jetoj në Shqipëri prej 6 vjetësh. Kam ardhur sot në këtë marshim, pasi besoj në familjen dhe në jetën.”

“Jemi pro familjes me nënën dhe babanë dhe jo me prindin 1 dhe 2.”

“Mundohemi shumë ta mbajmë familjen të bashkuar, ndaj e firmosa peticionin.”

“Besoj tek familja tradicionale dhe tek mbrojtja që duhet t’u japim pa kursim fëmijëve.”

“Jemi pro jetës, familjes dhe krijimit.”

“Dëshira jonë si gjyshër është që fëmijët tanë të rriten me nënë e babë dhe këtu në Shqipëri.”

“Është një ligj anti Zotit, anti njeriut, anti lindshmërisë.”

“Ka nëna surrogatë që rrinë nëpër apartamente në Shqipëri, dhe atë që bëhet në mënyrë ilegale, këta kërkojnë ta legalizojnë. Ky ligj është për biznes të pastër dhe Shqipërinë r kthen në tokë të trafikimit të qenieve njerëzore.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA