Zgjedhjet në Universitetet në Shkodër, kandidojnë Tonin Gjuraj, Nertila Ljarja dhe Rajmonda Keçira

31/05/2024 19:47

Tonin Gjuraj, Nertila Ljarja dhe Rajmonda Kçira janë 3 kandidatët në garë për rektor të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Rektorja aktuale Këçira dhe pedagogia Ljarja janë emra që futen në garë duke qenë pjese e brendshme e universitetit të Shkodrës ndërsa rikthehet nga Tirana,profesor, Tonin Gjuraj, më një eksperiencë të gjatë në universitetet shqiptare dhe ato të huaja, dhe me një karrierë edhe si diplomat në Izrael.

Gara e 21 Qershorit nuk do të jetë e lehtë pasi përballë tij janë edhe dy figura të vlerësuara në universitetin e Shkodrës. Profesoreshë Nertila Haxhia Ljarja, pedagoge në Departamentin e Historisë që prej vitit 2000, më një sërë botimesh shkencore. Ndersa rektorja aktuale, e komanduar në këtë post, Rajmonda Këçira është pedagoge e departamentit të gjuhës Angleze që prej vitit 1996. Ka fituar gradën shkencore, në universitetin e Gratz në Austri dhe është autore e disa botimeve shkencore.

Nertila Haxhia Ljarja ka lindur në qytetin e Shkodrën më 16 qershor 1971. Diplomuar në Histori pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Filologji – Histori (1993). Ka marrë gradën M.A. në Histori pranë Universitetit të Tiranës (disertacioni “Historia në fokusin e filozofisë”) në vitin 2004. Në janar të vitit 2009, ka mbrojtur doktoraturën në fushën e Historisë pranë Universitetit të Tiranës. Ka marrë pjesë në shumë seminare, simpoziume, konferenca e kongrese kombëtare e ndërkombëtare. Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagoge në Departamentin e Historisë, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ka botuar “Çështje të metodës dhe të kërkimit në shkencën historike” dhe “Histori e feve”.

Rajmonda Kecira ka lindur ne qytetin e Shkodrës. Është pedagoge e Departmentit të Gjuhës Angleze që nga viti 1996. Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushat e gjuhësisë dhe didaktikës. Prof. Dr. Rajmonda Këçira ka fituar gradën shkencore (Ph.D) në Universitetin e Gracit “Karl Franzens” në Austri, si dhe me pas titullin “Profesor” në Universitetin e Tiranës në vitin 2016. Është zgjedhur Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për dy mandate rresht, 2008 – 2012 dhe 2012 – 2016. Aktualisht kryen detyrën e Zv.rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigg Gurakugi” për projektet, kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet me jashtë. Ka publikuar punime në buletinë dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka kumtuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është autore e monografisë “Anglicisms in Albanian, a Language Contact Phenomenon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA