Lihet në burg Erdgys Arrazi, shpërthen në lot gjatë seancës gjyqësore: S’kam shkuar ende te varri i fëmijëve

30/05/2024 13:55

Erdgys Arrazi, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se edne nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë, raporton gazetarja Anila Hoxha.

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë”.

Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe në seancë u paraqit së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe familjarë. Avokati paraqiti të gjitha dokumentet, që tregojnë se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe për rrjedhojë, vetëvrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Vëllai i Erdgys Arrazit

Ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të muajit maj, kur Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj u hodhën nga Ura e Bunës në lum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA