Një mot jashtëzakonisht i ngrohtë ka shqetësuar Finlandën këtë fund maji, teksa Instituti Meteorologjik lëshoi një paralajmërim për nxehtësinë.
Të moshuarit, njerëzit me sëmundje dhe aftësi të kufizuara afatgjata, foshnjat dhe fëmijët e vegjël këshillohen janë këshilluar të shmangin pikun e të nxehtit dhe të qëndrojnë në vende më të freskëta.
Në pamjet e sjella nga AFP, duken punonjësit e Helsinkit dhe banorët që kërkojnë hije për t’i shpëtuar vapës.
Temperaturat në vendin nordik, që shtrihet mbi Rrethin Arktik, u rritën 27 gradë këtë të martë. “Kjo është ndoshta hera e parë që kemi lëshuar një paralajmërim për valë të nxehti në maj“, deklaroi Instituti Meteorologjik Finlandez.
Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se e gjitha Evropa duhet të përgatitet për një vapë përvëluese dhe kjo verë të jetë më e nxehta në histori. Shkencëtarët thonë se valët e përsëritura të të nxehtit janë një tregues i qartë i ngrohjes globale dhe se këto valë të nxehtit janë vendosur të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive.
Top Channel