Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.
Intervista e gazetares Anila Hoxha me Alma Tandili, kryetare e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, e cila tregon sesa fëmijë janë aktualisht nën mbrojtje, sa janë në rrugë dhe sa është numri i fëmijëve që janë përdorues droge.
Anila Hoxha: Sa fëmijë janë aktualisht nën mbrojtje dhe që kontrollohen nga kjo agjenci ?
Alma Tandili: Ne për vitin 2023 kemi rreth 2200 fëmijë që janë në urdhër mbrojtjeje, që menaxhohen nga strukturat tona e mbrojtjes së fëmijëve. Që dmth. në 61 bashki , kemi 61 njësi të mbrojtjes së fëmijëve. Kur në të gjithë territorin e Shqipërisë, ne kemi 223 aktualisht punonjës së mbrojtjes së fëmijëve që janë në cdo njësi administrative. Kur në detyrimin tonë ligjor e kemi për çdo 3000 fëmijë, ne duhet të kemi një punonjës të mbrojtjes së fëmijës të dedikuar, që me ligj ky numër ka ardh duke u rritur vit pas viti. Ne kemi shtuar këtë numër ku pjesa më e madhe e profesionistëve janë punonjës socialë.
Anila Hoxha: Çdo me thënë të mbrohen dhe nga kush mbrohen?
Alma Tandili: Një fëmijë me urdhër mbrojtjeje është ai fëmijë i cili është viktimë e dhunës dhe abuzimit, e shfrytëzimit, në të gjitha format e saj më të rënda ku kemi për herë të parë në ligjin `Për të drejtat e fëmijëve` kemi edhe një nocion të ri, që është neglizhimi. Edhe një fëmijë i neglizhuar për ne është një fëmijë i cili merret në mbrojtje.
Anila Hoxha: Sa fëmijë janë në situatë rruge?
Alma Tandili: Aktualisht kemi rreth 130 -150 që janë ende në menaxhim.Ne i kemi të gjithë fëmijët në menaxhim. Pra, ne kemi cdo informacion. Pra,ne fëmijët na njohin dhe i njohim. Prindërit n’a njohin dhe i njohim. Sapo afrohemi ne, ato largohen sepse e dimë që mekanizmi i parë është ne i marrim pra. Ideja është që t`i heqim nga kjo situatë.
Anila Hoxha: Kush i shtyn në lypje? Familja apo ka edhe rrjete?
Alma Tandili: Pjesa më e madhe janë familja dhe sigurisht ka edhe persona të cilët janë nga rrethi i besimit familjarë që mund të jenë të afërmit e tyre,por zakonisht janë familjet biologjike dhe rrethi i besimit familjar. Këto janë diçka të matshme .
Anila Hoxha: Sa është numri i fëmijëve që përdorin drogë?
Alma Tandili: Në Shqipëri,aktualisht ne dimë që kemi vetëm 200 të mitur që kemi marrë 200 fëmijë që janë në konflikt me ligjin. Që një pjesë e tyre janë edhe për përdorim të substancave narkotike. Ky përdorim i këtyre substancave që themi që është kthyer në trend që nga shisha deri tek ato tullumbacet që janë me helium edhe hashashi janë, të cilat bëhen një formë për të qenë trendi i shoqërisë sot.
Top Channel