“Tirana Pride”, marshimi i komunitetit LGBT si sensibilizim për të drejtat

25/05/2024 19:52

As shiu nuk i ka ndaluar anëtaret e komunitetit LGBT dhe mbështetës të tyre të marshojnë përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit duke shpalosur moton “Çdo ngjyrë, një familje”.

Të ardhur nga vende të ndryshme anëtarë të komunitetit LGBT e jo vetëm janë argëtuar në një hapësirë dedikuar vetëm atyre.

“Celebrojmë faktin që dashuria është ndryshe. Çdo njeri duhet të jetë në gjendje të dashurojë cilin të dëshirojë. Ne jemi këtu që të tregojmë mbështetjen për njerëzit që dashurojnë  ndryshe. Komuniteti LGBT dhe të tjerë që duan mbështetje . Shqipëria  është  një vend fantastik dhe mikpritës por gjithashtu  duhet të jetë tolerant dhe pranues në mënyrë qe turistët e huaj dhe ata qytetarët vendas të jenë vetvetja”, u shpreh ambasadori i Britaninë në Tiranë, Alastair King -Smith.

Në aktivitetin e kësaj të shtunë anëtarë të komunitetit LGBT janë mbështetur jo vetëm nga organizatat joqeveritarë  të cilat financohen nga Bashkimi Europian, por edhe nga ministra e deputetët, të cilët ishin të pranishëm. Ambasadori i delegacionit të Bashkimit  Europian në Tiranë, Sivio Goncato theksoi moton: Të Bashkuan në diversitet.

“Java europiane ishte me giithpërfshirje dhe ne duam të celebrojmë  diversitetin si vlerë pozitive sepse mund të kontribuojë  në inovacion. Ne duam ta bëjmë Shqipërinë më të hapur, më inovative, më gjithëpërfshirëse. Dhe kjo parade sot, këtë synon. Të pranojmë që edhe pse jemi të ndryshëm të mund të jetojmë bashkë. Kjo është dhe moto e BE: Të Bashkuar në Diversitet”, tha ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA