Motorët-ambulancë/ Në verë, mjeku për urgjenca do lëvizë me motor, Brataj: Në orët e pikut ka shumë ngarkesë dhe autoambulancat e kanë të vështirë të kalojnë

25/05/2024 13:37

Me hapjen e sezonit turistik këtë vit ku pritet fluks i madh pushuesish e ku  për pasojë rriten edhe rastet e urgjencave mjekësore, përveç autoambulancave për herë të parë në Shqipëri ofrohet shërbim edhe me motorë mjekësorë.

“Orët e pikut kur ka shumë ngarkesë e nuk kalojnë dot autoambulancat, e kishin të nevojshëm motorin mjekësor”, tha Skënder Brataj,  shef i Urgjencës Kombëtare.

Kanë mbërritur 4 motorët e parë por, do të nevojiteshin 20 thotë Brataj në mënyrë që çdo qytet të kishte një të tillë.

“Janë të pajisur edhe me defibrilatorë”, tha Brataj.

Tanimë  mjeku apo infermieri që do të niset për të ofruar shërbim shëndetësor me motor duhet të dijë të drejtojë këtë mjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA