Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një tjetër mesazh Maqedonisë së Veriut, për sa i përket integrimit në Bashkimin Europian.

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet. Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Lideri grek u ndal edhe tek marrëdhëniet me Turqinë, ku tha se vendi i tij nuk i harron mosmarrëveshjet.

“Nuk diskutohet për një zgjidhje paketë. Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet me Turqinë. Kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëz gjatë gjithë kohës. Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin uljen e flukseve të imigracionit.

Ose banorët tanë të ishullit që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizitorët turq. Shih edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim apo tentativë për të bashkëjetuar me fqinjin tonë kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në flakë dhe në zemër të Evropës lufta është ndezur?”, u shpreh Mitsotakis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA