Edi Rama nuk ka ndryshuar plane për të ardhmen e tij. Pasi të mbyllë ciklin politik ka vendosur që të jetojë në fshat me njerëzit që do.
Edi Rama: Pas dy dekadash e kam thënë. E shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit, të krijuarit të gjërave përmes të folurit, të dëgjuarit. Dua të jem një katundar pa pretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm, por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe varrezat i kam afër aty.
Teksa politika shijon diellin e fundjavës, e shtuna e gjen Kryeministrin ne studio, në rolin e moderatorit në podcastin e tij. Këngëtari Alban Skenderaj ishte i ftuari i radhës i cili kujtoi se si Top Channel i hapi dyert dhe bëri që ai të niste karrierën në Shqipëri.
Alban Skënderaj: Në Top Channel reaguan shume mirë, morën në telefon menjëherë. U kishte pëlqyer kënga. Mbaj mend Dritan Hoxha, kishte një dashuri të jashtëzakonshme për atë këngë u fiksua keq dhe ai me intuitë ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm në shume fusha dhe jo vetëm muzikë dhe unë erdha si një i huaj në vendin tim, këndova këngën e parë “Vetëm ty” dhe ajo këngë bëri një sukses të jashtëzakonshëm brenda pak ditësh.
Top Channel