“Fëmijëri e humbur”, flet e motra e Xhevahir Gezdarit: U zhduk 20 metra larg shkollës në pushimin e gjatë, gjithmonë më thoshte…

25/05/2024 20:20

Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

Si shembull është sjellë ai i Xhevahir Gezdarit, nëna e te cilit prej vitit 1995 thotë se vazhdon të shtrojë në tavolinë dhe pjatën e tij. Humbja e fëmijës është rasti tipik kur u hetua dhe kompania e huaj që ishte vendosur ne fshatin Tagan dhe më pas u largua.

Si për Xhevahirin që sot do ishte 41 vjeç, asgjë nuk dihet edhe për Juljan Celën, humbur në zonën e Laprakës dhe për të cilin hetimet janë rifilluar dhjetra herë. Për Bleona Matën 6 vjeçaren që humbi në Zapod ka patur ndër vite dhjetëra pista që janë rrëzuar po me aq dështim. Familjet e fëmijëve si ata, vazhdojnë të kërkojnë dhe për një motër si Havia që ja ka kushtuar jetën gjetjes së vëllait, asgjë tjetër nuk ka më rëndësi në jetën e saj.

Intervista e Anila Hoxhës me Havie Gezdari, e motra e Xhevairit.

Anila Hoxha: Havie sa vjeçe je? Jeta jote ka ndryshuar dhe është kthyer në mision të kërkimit të vëllait. Ne bashkë po shkojmë  20 vjet që njihemi.Tanimë që e ke kthyer këtë gjë në kërkim të Xhevairit. Sa të ka ndikuar kjo ngjarje? Po të pyes sepse unë e di që gati-gati e ke `stopuar` jetën dhe e ke kthyer në një mision për gjetjen e Xhevairit.

Havie Gezdari: Unë jam më e madhe se Xhevairi. Kjo histori dmth. unë isha për vete fëmijë për vete .

Anila Hoxha: Sa vjeçe ishe?

Havie Gezdari: Adoleshente. Edhe kur isha unë fëmijë për vete më ra si e papritur që nuk e prisja asnjëherë. Edhe atë ditë kisha edhe datëlindjen, faktikisht. Edhe më tha Xhevairi “që do iki në shkollë dhe do kthehem së shpejti”. Ai ishte i lidhur shumë me mua. Isha shumë e lidhur me atë për çdo gjë, për gjithçka. M`i tregonte gjithçka. Edhe kur shkonte, edhe kur lozte me kalamajtë. Dmth. kur u kthente në shtëpi m’i tregonte. Ishte i rregullt kështu,kur kthehej në shtëpi. Thonte psh. `gjysmë orë do largohem me shokë , shoqe dhe do vij do kthehem`.

Anila Hoxha: Çfarë ndodhi atë ditë? Çfarë mban mend?

Havie Gezdari: Atë ditë,Xhevairi u nis për në shkollë nga ora 9:50, dicka e tillë. Shumë pranë shkollës,3 0 metra larg shkollës e ka parë zysha dhe kanë qenë 2 mësues, e kanë parë ato që po zbret Xhevairi , po afrohet për në shkollë  edhe i ka futur të gjithë nxënësit brenda. Dhe këtë informacion i kam marrë me anë të shokëve dhe shoqeve të Xhevairit, që në atë kohë kanë qenë në kohën e pushimit. Edhe në momentin që janë futur brenda ato nuk ka parë njeri  më gjë. 20-30 metra larg shkollës ka qenë.

Anila Hoxha: Po afrohej apo po ikte nga shkolla?

Havie Gezdari: Po afrohej në shkollë. Dmth. në orën e pushimit të nxënësve.

Anila Hoxha: Dhe çfarë ndodhi më pas? Kur e kuptuat ju?

Havie Gezdari: Kur jam kthyer nga shkolla, unë edhe i thashë mamit “po Xhevairi a ka ardh?” Jo-tha, edhe sikur kisha një “pse”. Sepse ai më tha që do kthehem edhe ai …pse . ..edhe tha mami  `lëre se ndoshta po loz me kalamajtë` .Edhe unë ndenjta nja gjysëm ore- 1 orë a kështu edhe u  nisa drejt shkollës. Aty kur shkova tek shkolla,  ishte e mbyllur me celës. Aty sikur spo ndihesha mirë. Sepse ai nuk largohej asnjëherë pa më thënë asnjë gjë që do largohej. Dhe atë natë kërkuam,pritëm pastaj dolëm, u err, pastaj shkuam deri në Mullet se atje është qendra,  shkuam atje tu prit. Ndoshta mos ka shkuar tek ndonjë kushuri a tek xhaja, tezja, por nuk rezultoi. Pastaj në polici ka shkuar babi të nesërmen që ka denoncuar.

Anila Hoxha: Kjo është një ndër cështjet më enigmatike. Është hapur ,është rihapur është hetuar nga komisariati nr. 1, ka patur një letërkëmbim me të huajt. Pse me të huajt? Pse u përfshinë të huajt?

Havie Gezdari: Të huajt u përfshinë për arsyen sepse kishin një firmë italiane-franceze,  ishin të përzier si firmë.

Anila Hoxha: E cila, ishte vendosur këtu në zonë?

Havie Gezdari: Ishte vendosur në oborrin tim këtu. Sapo kishte ardhur. Kishte një javë.

Anila Hoxha: Sa punonjës kishte?

Havie Gezdari: Një javë kishte që kishte ardhur. Pastaj ndodhi ajo e vëllait të mërkurën , të shtunën u larguan ata. Firma sikur kërkonte naftë. Kishte makineri. Por së bashku me shqiptarë,nuk ishin vetëm të huaj.

Anila Hoxha: U pyetën këta shtetas apo ikën pa asnjë gjurmë?

Havie Gezdari: Thanë që është një firmë fantazmë. Nuk i dimë adresën edhe këto shqiptarët që ishin bashkëpunim me këto,  thanë në polici që janë pyetur dhe thonë që sdimë gjë. Dhe ne dyshojmë tek ajo firmë. Jo, sepse e dimë të saktë. Po thjesht e dyshojmë për arsye sepse nuk  kemi as hasmëri asnjë lloj gjëje.

Anila Hoxha: Dhe më pas çfarë ndodhi me hetimet?U pushuan?

Havie Gezdari: Asnjë gjë. Pastaj u pushuan. Një herë, një herë i rifilluan. Pastaj i pushuan.

Anila Hoxha: Tani cështja është e pezulluar, është mbyllur?

Havie Gezdari: E pezulluar.

Anila Hoxha : Ka dhënë vendim gjykata që Xhevairi është i zhdukur? Çfarë gjurmësh keni gjetur?

Havie Gezdari: Asnjë lloj gjëje. Për momentin deri tani. Kam trokitur psh. po asnjë lloj gjëje .

Anila Hoxha: Nuk ka asnjë lloj gjurme? Çfarë thotë policia ? Prokuroria?

Havie Gezdari: Jemi në kërkim. Kaq. Jemi në kërkim. Në gjendjen civile rezulton emri. Ne do ta kërkojmë deri sa të kemi mundësi. Do ta kërkojmë. Deri në momentin e fundit. Pastaj thjesht është i rrëmbyer, përderisa nuk ka lënë asnjë lloj shënje, as në rrugë, as në shkollë, as në ndonjë vend. Dyshoj për rrëmbim.

Anila Hoxha: Keni bërë ndonjë identikit tjetër?Si mund të jetë Xhevairi sot?

Havie Gezdari: Me imagjinatë e mendoj shpeshherë, sjemi as në tokë as në qiell.Se po të dish se ku largqoftë, një vdekje sic im atë është larguar nga jeta dhe e di që shkoj tek varri edhe e qaj por ky sështë …(qan) dhe kjo më bën që të vazhdoj.

Anila Hoxha:Në qoftëse një ditë e gjen,çfarë  do të bësh ndryshe ditën e nesërme?

Havie Gezdari: Do ndryshoj jeta ime. Kjo është.

Anila Hoxha: Në çfarë kuptimi do të ndryshojë?

Havie Gezdari: Në të gjitha anët e jetës. Dmth. do të rilind për së dyti. Një jetë e re.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA