E rëndë në Roskovec, 17-vjeçarja gjendet nga familjarët e vetëvarur
25/05/2024 13:50
Një 17-vjeçare është gjetur e vetëvrarur nga familjarët në fshatin Suk të Roskovecit.
Sipas policisë, më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nuk dihet ende shkaku që e çoi të renë drejt aktit ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel