Përveç ngadalësimit të procesit të njohjeve, vlerësohet se Kosova ka ngecur edhe në diplomacinë ekonomike, faktor ky që vazhdon të ndikojë negativisht në prurjen e investimeve të huaja. Ndonëse, ishte zotim i Ministrisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të emërohen atashetë ekonomikë, kjo nuk është përmbushur as tre vjet më vonë.

Megjithatë, nga ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thonë se janë në finalizim të hartimit të politikës tregtare e cila parasheh edhe rritjen e numrit së atasheve mirëpo nuk dihet kur pritet të ndodhë kjo.

Deputeti nga partia në pushtet, Armend Muja thotë se në plotësim ndryshimin e ligjit për investime të qëndrueshme janë paraparë rreth 40 pozita që do të dislokoheshin në ambasada të ndryshme.

“Në plotësim ndryshimin e ligjit për investime të qëndrueshme është i paraparë po ashtu rreth 30 apo 40 pozita, pikërisht për t’i plotësuar këto aspekte, apo zyrtar nga Kosova që do të dislokoheshin ambasada të ndryshme. Ata do të punonin me komunitete të biznesit në vende të ndryshme, sidomos aty ku ka mërgatë të madhe nga Kosova, SHBA-të, Gjermanisë, Zvicër e më radhë. Mirëpo, sa e di unë ende ky ligj ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ende nuk ka përgjigje, por është në plan të punohet në atë drejtim”, Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, nga opozita kritikojnë qeverinë që kanë ngecur në këtë drejtim, dhe në mungesë të tyre thonë se ka ndikuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit, pra nuk kanë mundur të lobojnë dhe të sjellin investime të huaja në Kosovë.

“Ministria e Jashtme përveç dështimeve tjera në sferën diplomatike dhe politike ka dështuar edhe në vendosjen e atasheve ekonomikë që është obligim dhe nevojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë së vendit. Pra, Atashe-të nuk kanë mundur të jenë atje, nuk kanë mundur të lobojnë, të sjellin investitor të mirëfilltë për interes të zhvillimit të caktuar në Kosovë. Ne si komision kemi bërë monitorimin e ligjit për tregti me jashtë dhe kemi vërejtur mungesën e emërimit të Atashe-ve”, tha deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala

“Sa i përket atasheve ekonomikë, në këtë drejtim qeveria ka dështuar, kemi dështuar edhe në investime të jashtme dhe strategjike, dhe nuk është bërë promovimi i Kosovës që është vend i lehtësirave për të investuar dhe për t’i joshur investitorët”, thotë Lekaj.

Vitin e kaluar qeveria Kurti ka deklaruar se diplomacia ekonomike do të jetë prioritet i duke planifikuar që të emërojnë shtatë atashe ekonomik, mirëpo kjo nuk ka ndodhur ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA