Endri Nika, i dashuri i polices që i dha fund jetës, është vënë në prangat e policisë për fshehje të së vërtetës.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson rreth mesazhit të dërguar për herë të fundit nga e reja, përpara se të merrte aktin e rëndë, i cili është fshirë nga i riu.
“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur policja 28-vjeçarit Endri Nika.
Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.
I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë pasur konflikt normal në çift.
“Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj”, njoftoi policia.
Top Channel