Breshëri i pabesueshëm në Torino vesh me akull qytetin në fund të majit (fotot)

25/05/2024 15:24

Torino në veri të Italisë u godit dje nga një stuhi e papritur breshëri që solli gjithashtu rreth 80 mm shi dhe veshi rrugët me një shtresë akulli që habiti banorët.

Mes zonave më të prekura të qytetit ishin ato veriore si Sassi, Barriera di Milano, Madonna di Campagna e San Donato. Prej orës 6 pasdite rrugët e trafiku u bllokuan teksa uji u ngrit deri në nivelin e 30 cm, kryesisht në bulevardin Novara e Gamba.

Disa pemë ishin rrëzuar dhe budrume u raportuan të përmbytura në qendër të qytetit.

Breshëri që pasoi zbardhi rrugët duke bërë të dukej si një skenë dimri ndërsa meteorologët u habitën nga rreth 80 mm shi që ranë brenda një ore.

Ata nuk kishin shpjegime për fenomenin e papritur natyror që nuk ishte parë në këtë qytet pranë sezonit veror.

Temperaturat ranë në 10°C teksa rrugët u mbushën me akullin e breshërit. Situata u qetësua pas disa orësh teksa banorët dhe punonjës të bashkisë nisën pastrimin e breshërit nga rrugët dhe sheshet e qytetit.

FOTO GALERI
1/3
Breshëri që pasoi zbardhi rrugët duke bërë të dukej si një skenë dimri ndërsa meteorologët u habitën nga rreth 80 mm shi që ranë brenda një ore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA