I dehur në timon, 35-vjeçari përplas një makinë tjetër! Vihet në pranga
24/05/2024 13:08
Një shofer 35-vjeçar u vu në pranga në Pogradec, pasi përplasi një makinë tjetër.
Shtetasi me iniciale E.Ç. po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kur aksidentoi një tjetër mjet në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndaj të riut ka nisur hetimi.
Top Channel