EMRI/ Vret veten efektivja e komisariatit nr.5 në Kamëz, u gjet e vdekur në banesë
24/05/2024 19:00
Një efektive e policisë në komisariatin nr.5 në Kamëz i ka dhënë fund jetës pasditen e kësaj të premteje.
Efektivja është identifikuar si Aldorjana Loshi, 21 vjeçe. Ajo ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.
Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz.
Top Channel