Të paktën nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë një fëmijë, dhe rreth 50 janë plagosur pasi një pjesë e një skene u shemb në një tubim zgjedhor në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës.
Incidenti ndodhi ndërsa kandidati presidencial i qendrës së majtë Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t. Maynez nuk u plagos nga shembja dhe u pa duke folur me mbështetësit pas incidentit. Disa anëtarë të ekipit të tij u lënduan dhe përfunduan në spital, tha ai.
Shembja u shkaktua nga një erë e fuqishme tha Maynez në një postim në X. Në videot e publikuara shihet momenti kur struktura e ndriçimit u shemb ndërsa një numër njerëzish ishin në skenë. Videoja e postuar në mediat sociale tregoi Maynez duke i përshëndetur mbështetësit tij dhe më pas vrapoi në pjesën e pasme të skenës për siguri, ndërsa kuptoi se një pjesë e strukturës po përmbysej.
Njerëzit mund të dëgjohen gjithashtu duke bërtitur dhe duke vrapuar nga skena.
“Ajo që ne përjetuam ndodhi në vetëm pak sekonda: erdhi një stuhi, një erë e papritur dhe për fat të keq, u shemb skena, duke rezultuar në një aksident fatal,” u tha Maynez gazetarëve në vendngjarje, sipas agjencisë së lajmeve AP.
Viktimat ishin tetë të rritur dhe një fëmijë, ndërsa tre prej të plagosurve iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale. Maynez, 38 vjeç, është kandidati i partisë Lëvizja Qytetare dhe aktualisht është në vendin e tretë në sondazhet kombëtare pas Claudia Sheinbaum të Partisë Morena në pushtet dhe Xóchitl Gálvez, nga koalicioni opozitar. Maynez njoftoi se do të pezullonte ngjarjet e ardhshme të fushatës. Zgjedhjet që do të mbahen më 2 qershor, ka qenë ndër më vdekjeprurësit në historinë e Meksikës.
BREAKING: Stage collapses during political rally in northeast Mexico. At least 4 dead, many injured pic.twitter.com/9Aik66gdyv
— BNO News (@BNONews) May 23, 2024
Top Channel