“Territor i pastër”, asgjësohen mijëra bimë kanabisi në disa fshatra të Shkodrës

23/05/2024 13:59
Do të jetë e lejuar rritja e bimëve private të kanabisit, në një maksimum prej tre bimësh për shtëpi, sipas zyrtarëve.

Në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, policia e Shkodrës ka evidentuar dhe asgjësuar 1967 bimë të dyshuara kanabis.

Sipas bluve, tokat e mbjella me kanabis janë lokalizuar në fshatin Bardhaj. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Bardhaj, shtetasin A. F., 39 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vaut i Dejës, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vasijaj, bashkia Vau i Dejës, evidentuan 91 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 37 vjeç. Gjithashtu, pas konsultimit me prokurorin, proceduan në gjendje të lirë vëllanë e tij, shtetasin N. M., 42 vjeç.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim në kuadër të fazës së parë të megaoperacionit “Territor i pastër”, si rezultat i të cilit, u goditën 11 raste të kultivimit të bimëve narkotike, u asgjësuan 19 300 fidanë cannabisi, si dhe u sekuestruan 97 kg cannabisi (në trajtë çokollate dhe boçeje), 2160 fara cannabisi dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA