Plagosi me armë zjarri tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë! Në kërkim autori, konflikti nisi për një shit-blerje makine

23/05/2024 09:28

Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pejë.

Personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Autori i ngjarjes është 21-vjeçari Agron Gashi ku pas një mosmarrëveshjeje, ai ka qëlluar mbi tre persona, babanë dhe dy djemve të tij.

Tre viktimat janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë. Mëngjesin e sotëm është arrestuar një person lidhur me rastin e plagosjes. Ai është arrestuar nën dyshimet për dhënien e ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Prokuroria dhe policia kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e të dyshuarit kryesor. Këtë e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli. Sa i përket motivit mësohet jozyrtarisht, se viktimat me të dyshuarin u takuan për shit-blerjen e një makine, ku konflikti u zgjerua më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA