
26/02 08:11
210 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut.
Lajmi bëhet publik prej burimeve policore të cilat thonë se kokaina ishte e paketuar në arka me karkaleca me port tranzit Pireun.
Ende nuk dihet destinacioni final i ngarkesës. Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.
Top Channel