Gjykatësja ‘gay’ e Texas lë sallën e zhduket, mes shqetësimeve të shëndetit mendor (fotot)

23/05/2024 18:37

Një gjykatëse e njohur në Texas është zhdukur pa asnjë gjurmë nga sallat ku është bërë e famshme, mes shqetësimeve të çrregullimit të sjelljes dhe një përplasjeje me policinë, thonin sot raportimet.

Kelli Johnson, gjykatëse e kontesë Harris me shërbim të gjatë, është parë herën e fundit në sallën e gjyqit më 1 maj, kur u largua pa shpjegim apo pa thënë se kur do të kthehet, shkruan rrjeti vendas ABC13.

Një zëdhënës i gjykatës aktualisht konfirmonte se “Johnson është larguar për cështje personale” duke refuzuar të jepte arsyen e saktë të mungesës.

Por një tjetër burim i ka thënë rrjetit se “episodet e sjelljes së pakontrolluar” kanë bërë që  Johnson të lërë bankën e punës.

Ndërsa një anëtar i stafit gjyqësor raportohet se kishte thënë: “Ajo është një rrezik për veten dhe për komunitetin”.

Gjykatësja është haptazi homoseksuale, ‘e martuar’ me një grua dhe ka dy fëmijë.

Johnson është përplasur gjithashtu me policinë në një incident pranë shtëpisë së saj, ku policia ishte thirrur për një përplasje që kishte prishur qetësinë e rezidentëve, por pa dhënë më shumë detaje.

Pas zhdukjes së Johnson, disa nga çështjet e saj raportohet se po trajtohen nga gjykatësi zëvendësues që kthehet nga pensioni, Jim Wallace.

Para emërimit si gjykatëse në 2016 Johnson ishte prokurore prej 17 vjetësh.

FOTO GALERI
1/2
Një tjetër burim i ka thënë rrjetit se “episodet e sjelljes së pakontrolluar” kanë bërë që Johnson të lërë bankën e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA