“Edhe SPAK ka probleme me burimet njerëzore, por është produktiv”, deputeti i PS kritikon ILD-në, përgjigjet Metani: Ne s’jemi Prokuroria e Posaçme, s’do jemi asnjëherë

23/05/2024 11:48

Kreu i ILD, Artur Metani po prezanton raportin vjetor të veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2023, në Komisionin e Ligjeve.

Ndreca: Nuk dimë çfarë kërkesash janë arkivuar, çfarë natyre kanë, çfarë kanë kërkuar këta ankues s’mund të krijojmë një konkluzion të qartë, pas 4 vitesh vijojmë të flasim për pavarësi, rritjen e pavarësisë, rritje kapacitetesh, rritje organizative, jemi akoma në hapin 1, mund të kishte ndodhur në vitin e parë, të dytë. E mirëkuptoj edhe vështirësitë që keni në këtë aspekt, e marr SPAK si etalon, sepse ka edhe ai probleme me burimet njerëzore, por produkti është ai që është, ILD, që garanton të gjithë sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë informacion të saktë se ku jemi dhe çfarë ndodh me problematikat e drejtësisë. Duhet t’i kishte në tavolinë dhe adresim tek këshillat përkatës, unë kam edhe disa komente në lidhje me çfarë drejtoria e monitorimit në Kuvend ka monitorur.

Metani: Këtë shqetësim e kemi përditë në ILD, kishte disa pasaktësi, unë nuk jam SPAK dhe s’do bëhem asnjëherë, ILD përformon me standarde nga këshillat dhe KPA, kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar, ne s’na impresionon që janë çuar më shumë apo më pak hetime, ne shohim standardin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA