E rëndë në Tiranë! Burri godet me thikë në qafë e trup 46-vjeçaren
23/05/2024 07:55
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku burri ka plagosur bashkëshorten me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:15 në rrugën “Xhanfize Keko”, ku 52-vjeçari J.Sh dyshohet se ka goditur me thikë në trup dhe qafë gruan e tij 46-vjeçare E.Sh.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel