Nuk ka rezultuar efektiv plani i dy personave nga Fieri, të cilët kishin mbjellë kanabis në Peshtan. Policia ka rënë në gjurmët e parcelave, duke i vënë më pas në prangta.
“Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë finalizuar operacionin “Peshtani”, si rezultat i të cilit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u godit 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, Fier. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit T. Q., 57 vjeç, dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit T. Q..
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit T. Q., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë”, sqaron policia.
Top Channel