Gjykata e lartë e OKB-së refuzoi kërkesën e Meksikës për masa urgjente lidhur me një bastisje në ambasadën e saj në kryeqytetin e Ekuadorit, muajin e kaluar.
Meksika njoftoi se Ekuadori ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke bastisur ambasadën e tij për të kapur një ish-politikan të kërkuar pas akuzave për korrupsion.
Ndër të tjera autoritetet kërkuan t’i jepet garanci për sigurinë e ambasadës dhe rezidencave të diplomatëve meksikanë.
Bastisja bëri që Meksika të prishte lidhjet me Ekuadorin dhe të tërhiqte diplomatët e saj nga vendi, dhe disa shtete të Amerikës Latine, Spanja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shefi i OKB-së e kanë dënuar incidentin.
Meksika i ka kërkuar gjithashtu gjykatës të pezullojë Ekuadorin nga OKB-ja derisa të kërkojë falje publike dhe të urdhërojë vendin të “përmbahet nga çdo veprim ose sjellje që mund të përkeqësojë ose zgjerojë mosmarrëveshjet mes tyre.
Top Channel