Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron, pasi nuk arriti ta takonte gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Begaj tha se diskutuan për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve si aleatë të vjetër të NATO-s.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Britanisë në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
”Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, shkruan Begaj.
Had a call today with Lord@David_Cameron, the British Secretary of State for Foreign, Commonwealth, and Development Affairs.
We discussed further strengthening our ties as longstanding NATO allies.
Grateful for the UK’s robust support in defense, cybersecurity, police, and…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 22, 2024
Top Channel