“Të lehtësojmë konsumatorët”, Biden urdhër: Hidhen në qarkullim 1 mln fuçi nafte

22/05/2024 14:17

1 milionë fuçi nafte do të hidhen në qarkullim në SHBA në përpjekje për të ulur çmimet për konsumatorët.

Administrata Biden sqaroi se sasia e naftës do nxirret nga rezervat e krijuara pas stuhisë Sandy, ndërsa shitja do të bëhet gradualisht, me nga 100,000 fuçi njëherësh.

Ky veprim do të aktivizojë një proces konkurrues tenderimi që synon shpërndarjen tek stacionet e karburantit përpara festës së 4 korrikut dhe shitjen me çmime konkurruese, tha Departamenti i Energjisë, i cituar nga VOA.

Kjo masë që sipas këtij departamenti synon të ndihmojë për “uljen e kostove për familjet dhe konsumatorët amerikanë”, pason një mandat nga Kongresi për të shitur të gjithë sasinë e këtyre rezervave.

Shitja po bëhet me qëllimin të ofrohet një lehtësim financiar për konsumatorët me fillimin e sezonit veror të udhëtimeve. Çmimet e karburantit janë mesatarisht rreth 3.60 dollarë për gallon në mbarë vendin, 6 cent më shumë se një vit më parë. Përdorimi i rezervave të karburantit është një nga masat e pakta që një president ka në dispozicion në përpjekje për të kontrolluar inflacionin, një problem madhor për partinë demokrate të Bidenit në një vit zgjedhor.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se ky vendim është në vazhdën e përpjekjve të presidentit Biden “për të ulur kostot e gazit dhe energjisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA