Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale u tërheq vëmendjen drejtuesve të shkollave pasi rezulton se nuk ruajnë sipas ligjit të dhënat personale të nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Gjatë një hetimi të bërë në 20 shkolla të mesme në kryeqytet rezulton se të dhënat e nxënësve të cilat janë përveç emër mbiemër, datëlindje, adresë banimi emër i prindërve numër kontakti dhe vendi i i punës mund të aksesohen edhe pasi nxënësi të jetë larguar nga shkolla.
Nga ana tjetër kamerat e sigurisë të cilat survejojnë ambiente te shkollave shpesh mund të aksesohen edhe nga persona të paautorizuar.
Foto të fëmijëve apo video të tyre në aktivitete të shkollës publikohen shpesh nëpër rrjete sociale edhe pa lejen e prindërve.
Zyra e Komisionerit në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë synojnë të përmirësojnë situatën mbi respektimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale
Top Channel