Pronari i “Devolli Corporation” takime me kongresmenë dhe senatorë në SHBA, në fokus rritja e bashkëpunimit mes tregut amerikan dhe atij kosovar

22/05/2024 11:58

Pronari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli ka zhvilluar takime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është ndalur edhe me kongresmenët Jimmy Paneta, Warren Davidson, Chris Smith New.

Devolli po qëndron në kryeqytetin amerikan në kuadër të një vizite të karakterit ekonomik.

Në takimet e zhvilluara në Kongres dhe Senat ai i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e “Devolli Corporation” në Kosovë, rajon, Europë dhe SHBA.

Gjatë takimit me kongresmenin Paneta i cili është edhe i biri i ish drejtorit të CIA-s, i njohur edhe për eliminimin e terroristit Bin Laden është diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe në Botë.

Me republikanët Davidson dhe Smith është folur për marrëdhëniet e veçanta që Kosova dhe shqiptarët kanë me SHBA-në duke nënvizuar që forcimi i marrëdhënieve tregtare do të jetë edhe një garanci për miqësi të përhershme.

Një ditë më herët ka takuar edhe kongresmenin demokrat Kevin Hern dhe senatorin John Peter Ricketts. Duke qenë se politikanët në SHBA kanë hyrë në politikë pas sukseseve që kanë pasur si biznesmenë, temë e takimeve ka qenë edhe rritja e bashkëpunimit të deritanishëm mes tregut amerikan dhe atij kosovar si dhe mundësitë për bashkëpunime të tjera tregtare.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA