Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pejë.

Personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës.

Raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Ka ndodhur një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Ersan Qavolli për mediat vendase.

Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA