“Ndihmojmë në gjyqësorin tuaj”/ Konferencë e përbashkët me Ramën, Cameron: Do të rikthehem sërish

22/05/2024 12:51

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një konferencën e përbashkët me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, në Tiranë.

Cameron u ndal tek arritjet e Shqipërisë, teksa vuri sërish theksin tek reformat gjyqësore, për të cilat tha se Britania do të vijojë të ndihmojë.

“Një kënaqësi e veçantë që jam në Shqipëri, një nga arsyet, është që të festonim suksesin tuaj sepse Shqipëria është një sukses në ekonomi, NATO. Ju keni bërë një punë të shkëlqyer në Këshillin e Sigurimit. Ju falënderoj, jo se keni fituar më shumë zgjidhje se sa unë, por po qëndroni ende në detyrë, por keni dhënë një drejtim në atë që do të arrijë Shqipëria, në NATO dhe BE.

Nga këndvështrimi britanik, kjo ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20 %. Hekurudha që shpjeguat ju do të jetë shumë i rëndësishëm. Është një marrëdhënie shumë e rëndësishme, jo vetëm për partneritetin në NATO. Si puna që po bëjmë për anëtarësimin e Ukrainës, por edhe mbështetja që i japim njëri-tjetrit. Një partneritet edhe për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe të rëndë, ne po ndihmojmë edhe në modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që vazhdoni reformat.

Për migracionin një partneritet i arrirë dhe i mrekullueshëm, sepse në të gjithë Europën, emigracioni i parregullt është një problem që hasen të gjithë, duhet ta përballoni ju. Në rastin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ju keni treguar që jeni novator e krijues dhe punoni për këto partneritete, dhe në saj të kësaj pune arrini rezultate të shkëlqyera.

Jam i kënaqur që ju do të vini në takimin që do të behet në 18 korrik. Do të jetë një takimi i rëndësishëm jo vetëm për vendet e BE-së por edhe për vendet si Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar.  dhe UK. Për emigracionin, c çështjet që janë të bëjnë me stabiliteti. Sigurisht që do ta maj premtimin që do të rikthehem për bisedime të tjera. Urime për çdo gjë që kemi arritur”, tha Cameron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA