Dumani në Komisionin e Ligjeve ka kërkuar që t’i jepet mundësi prokurorëve të SPAK të drejtën e rikandidimit, ndërkohë që krimi po sofistikohet.
Kreu i SPAK madje kërkoi që të ta përjashtojnë emrin e tij, nëse u bën punë, por kjo sipas tij është një kërkesë e nevojshme për të mbrojtur institucionin.
“Po hyjmë në një fazë të re të sofistikimit të krimit të organizuar. Jemi para botës digjitale e po shkojmë drejt inteligjencës artificiale. Krimi po sofistikohet më shpejt se ne që do të thotë që koha e hetimti do të jetë më e gjatë e ndërkohë shkurtohet koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit. Ja pse institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. E përsëris është çështje e sfidave të reja. Konsiderojeni këtë çështje duke përjashtuar emrin tim nëse kjo ju bën punë por mbrojeni institucionin”, tha Dumani
Top Channel