Gazetarët protestojnë jashtë gjyqit të dy kolegëve të arrestuar për ‘informacion të rremë’ në Tunizi (fotot)

22/05/2024 19:19

Sindikata e gazetarëve mblodhi sot anëtarët e saj jashtë një gjykatë në kryeqytetin tunizian Tunis, ku po gjykohen gazetarët Borhen Bssais e Mourad Zeghidi.

Gazetarët janë ndaluar me dekretin qeveritar 54, i kontestuar si një masë arbitrare për të shtypur fjalën e lirë në vend me pretekstin e “informacionti të rremë, ose dëmtimit të reputacionit”.

Zv. kryetarja e sindikatës Amira Mohamed tha se dekreti është një sulm ndaj lirisë së shprehjes:

“Situata e shtypit sot në Tunizi është përkeqësuar shumë, ndoshta më keq se para revolucionit të ndryshimit të pushtetit në 2011. Sot kemi pesë gazetarë në burg për arsye të qëndrimit dhe opinioneve të tyre, si dhe për solidaritetin me kolegun Mohamed Boughellab, i cili është dënuar me gjashtë muaj burg nga autoritetet.”

Aktivistja Khaoula Chabah, fliste në tone të ngjashme për kufizimet që qeveria ka aktivizuar ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

“Procedimet penale ndaj gazetarëve janë dyfishuar vitet e fundit. Nëse krahasojmë raportin mbi lirinë e fjalës së majit 2023 me atë të majit 2024, shifrat flasin vetë. Sot kemi 39 procedime penale të gazetarëve në vit, që janë ekuivalente me tre ndjekje penale të gazetarëve në muaj në Tunizi”, tha Chabah./AFP/

FOTO GALERI
1/4
Gazetarët janë ndaluar me dekretin qeveritar 54, i kontestuar si një masë arbitrare për të shtypur fjalën e lirë në vend me pretekstin e "informacionit të rremë, ose dëmtimit të reputacionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA