Kreu i SPAK Altin Dumani në komisionin e ‘Ligjeve’ u shpreh se të gjithë prokurorët e SPAK janë të pavarur dhe nuk ka asnjë autoritet që i detyron të mbajnë të njëjtin qëndrim për një çështje.
Dumani: Kemi përshkruar përpjekjet tona për përmbushjen e rekomandimit nr 10 duhet të merret në konsideratë në rezolutën që kuvendi do përgatisë. Ne jemi ndalur shumë sa i takon rekomandimit 10. Sa i takon unfomalizimit është shumë e vështirë të flasësh se prokurorët janë të pavarur dhe nuk kemi asnjë instrument për të ndërhyrë, asnjë autoritet në Prokurorin e Posaçme nuk mundet të detyroj një prokuror që për një kategori çështjesh të mbajnë të njëjtën qëndrim. I tillë është sistemi dhe është i vështirë të gjej instrument të unfomalizohet kjo. Masat e dënimit me burgim zënë 60%, kemi mbi 30% të rasteve që kemi kërkuar dënime alternative.
Nuk duhet të adresohet gjithçka tek SPAK sepse nuk na i ka lënë ligji neve. Ne duhet të jemi të vëmendshëm kur ka indicie të dhëna që jemi përpara një vepre penale korruptive, dhe fillojmë çështjen penale. Nuk duhet të kërkohet e gjitha tek ne për shkak të juridiksionit.
Top Channel