Domatja ka mbiprodhim/ Fermerët në Lushnjë ende në kërkim të zgjidhjes për çmimin e ulët

22/05/2024 12:34

Ditë më parë fermerët protestuan për uljen e çmimeve dhe kërkuan që tregtaret t’i japin fund abuzimeve me çmimet, duke i rritur për konsumatorët dhe duke i ulur për fermerët.

Në fshatin Sejmenas të Lushnjës prodhuesit e domates e kanë ende të vështirë të gjejnë treg për shitje. Eksportet nuk po tërheqin sasinë e dikurshme, sepse edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë nxjerrë prodhimet e tyre.

Në këto kushte, temperaturave të larta u shtohet edhe mbiprodhimi i së njëjtës kulturë të mbjellë nga fermerët.

Gëzim Çinari dhe Bedri Bushi, kanë mbjellë domate të cilën po e bëjnë gati për treg. Ata thonë se prodhimi është për eksport, por çmimi është i ulët.

“40 ose 50 lekë për kg po shitet domatja me shumicë. Për fermerët e justifikueshme do të ishte shitja me 70 ose 80 lek për kg”, thanë ata.

Shitja e produktit pa faturë tatimore dhe mos likujdimi në kohë nga tregtarët, sipas tyre ka sjellë abuzimin me çmimet ndaj konsumatorëve.

Në këto kushte, prodhuesit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të rregulluar tregun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA