Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i opozitës në Grupin e Dialogut tha se objektivi final i mazhorancës është që ta pengojë këtë proces.
“Ajo që pamë sot dhe që gjithsesi është shqetësuese janë përpjekjet e mazhorancës për ta bërë qesharake propozimet, çështjet, idetë, ose për t’i bërë të duken të pamundura. Objektivi final është si të pengohet në fund sërish vota e emigrantëve në vitin 2025”, tha ai.
Bylykbashi theksoi se palët kanë për detyrë sot për sot që të zgjidhin votën e emigrantëve.
“Ajo që kemi për detyrë për të zgjidhur sot është vota e personave që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ekziston një grup i vogël zgjedhësish që kanë pamundësi. Kjo nuk është detyra e diskutimit për sot. Sot kemi për detyrë të zgjidhim një sërë çështjesh që burojnë nga rekomandimet e OSBE-ODIHR. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë sot e kanë të drejtën e votës thjesht në letër dhe të pamundur për shkak të bllokimit të çdo procesi nga qeveria. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje dhe kjo të jetë e thjeshtë”, tha Bylykbashi.
Top Channel