Britania akuzon Kinën se po synon të furnizojë Rusinë me armë, sekretari anglez: Tregtia mes dy vendeve u rrit me 64 për qind që prej nisjes së luftës

22/05/2024 18:01

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, akuzoi Kinën se po i ofron ose po përgatitet që t’i ofrojë Rusisë ndihmë vdekjeprurëse, që Moska ta përdorë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Shtetet perëndimore i kanë ofruar Ukrainës armë në vlerë prej miliarda dollarësh që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022.

Për herë të parë, Britania po e akuzon Kinën se po punon që ta furnizojë Rusinë me armë, të cilat do të përdoreshin në Ukrainë.

Gjatë një konference për media në Londër, Shapps tha se inteligjenca amerikane dhe britanike kanë të dhëna se “ndihma vdekjeprurëse është dërguar apo do të dërgohet nga Kina për në Rusi dhe më pas në Ukrainë”.

Shapps nuk ofroi dëshmi për të mbështetur këtë pretendim. Por, ai tha se tregtia mes Kinës dhe Rusisë është rritur për 64 për qind që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Muajin e kaluar, zyrtarët amerikanë thanë se Kina po mbështet përpjekjet e luftës së Rusisë në Ukrainë, duke i ofruar Moskës dronë, teknologji të raketave, imazhe satelitore dhe pajisje të tjera.

Kina ka mohuar se i ofron armë Rusisë./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA