“Ata që liruan të korruptuarit e dënuar po pyesin Dumanin”, Basha: PD e vendosur në mbështetjen e SPAK dhe BKH-së

22/05/2024 12:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha ka reaguar në rrjetet sociale për raportimin e kreut të SPAK Altin Dumanit para Komisionit të Ligjeve.

Ai ka kërkuar që Kuvendi të përfshijë propozimet e PD-së dhe se kjo e fundit është e vendosur në mbështetjen e SPAK dhe BKH-së.

“Ata që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t’i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së. Bëjnë sikur kërkojnë shpejtësi hetimi për korrupsionin nga SPAK-u, por fusin kokat poshtë tavolinave për nismën e PD-së për heqjen e imunitetit. Sepse duan t’u japin kohë të largohen të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn.

PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së nëpërmjet propozimeve dhe amendamenteve të saj. Vetëm kështu do dalë në shesh e vërteta e atyre që duan vërtet drejtësi dhe hipokritëve të politikës 34-vjeçare që fshihen pas gishtit dhe në momentin e parë bëjnë gjithçka për ta sabotuar punën e drejtësisë”, shkruan Basha në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA