Prindërit i morën telefonin dhe kompjuterin, 16-vjeçari masakron për vdekje të gjithë familjen! Deklarata shokuese që dha për policinë braziliane

21/05/2024 19:08

Një ngjarje horror është shënuar në San Paulo të Brazilit, ku një 16-vjeçar ka vrarë të gjithë familjen e tij, pasi prindërit i morën telefonin dhe kompjuterin.

I mituri, i cili ishte zemëruar për këtë veprim që iu bë, vrau mamin, babin dhe motrën e tij të vogël. Por ngjarja nuk është raportuar menjëherë, pasi 16-vjeçari e ka njoftuar policinë dy ditë më pas.

Trupat e babait, Isac Tavares dos Santos, 57 vjeç, nënës, Solange Aparecida Gomes, 50 vjeç dhe motrës Letícia Gomes Santos, 16 vjeç, u gjetën tashmë në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes.

Masakra, siç raporton Lego, ishte planifikuar më parë, pasi autoritetet kanë njoftuar se i mituri nuk ka shfaqur shenja pendese.

“Nëse do të mundja, do ta bëja sërish nga e para”, tha adoleshenti që telefonoi personalisht policinë, duke shpjeguar se kishte përdorur armën e babait të tij, një roje bashkie, për të kryer masakrën.

Ai u arrestua të dielën, pas raportimit të ngjarjes së rëndë. Sipas raportit të hetuesve, vrasësi pretendonte se kishte marrëdhënie të këqija me prindërit e tij birësues.

Adoleshenti i rindërtoi ftohtë ngjarjet, shkruan Lego, duke shpjeguar se i kishte planifikuar vrasjet një natë para se të kryheshin.

Sipas dëshmisë së tij, të nesërmen i riu ka pritur që babai i tij të dilte nga shtëpia për të marrë motrën nga shkolla. 16-vjeçari tha se e dinte tashmë se ku e mbante të fshehur armën, një pistoletë 9 mm, dhe se kishte gjuajtur provë në dyshekun e krevatit në dhomën e gjumit të prindërve të tij.

Pastaj priti që babai dhe motra të ktheheshin. Burri është qëlluar në pjesën e pasme të kokës teksa ndodhej në kuzhinë, ndërsa vajza e cila ndodhej në katin e sipërm të shtëpisë, por kishte vrapuar për të kontrolluar se çfarë ishte zhurma, është goditur në fytyrë.

Sipas dëshmisë, pas dy vrasjeve të para, 16-vjeçari drekoi në kuzhinën ku ndodhej trupi i të atit. Më pas, ai shkoi në palestër dhe u kthye në shtëpi para se të vinte nëna e tij. Kur 50-vjeçarja u kthye, rreth orës 19:00, adoleshenti hapi portën për të që të mund të parkonte makinën në garazh.

Mamaja e autorit më pas kaloi nëpër dhomën e ndenjes dhe në kuzhinë, kur hasi në trupin e burrit të saj. Në atë moment djali e ka qëlluar me një tjetër plumb fatal, duke e vrarë. Vetëm mbrëmjen e së dielës, dy ditë pas vdekjes, adoleshenti ka lajmëruar policinë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA