Nis e vakët fushata në universitete, kandidatët fillojnë garën për zgjedhjet e 21 qershorit, profesori: Bëhen me marrëveshje, nuk ka garë

21/05/2024 15:57

Dita e parë e fushatës zgjedhore në universitete ishte e vakët.

Kandidatët për rektorë, dekan apo shefa departamentesh nuk e shfrytëzuan për të shpalosur programet e tyre se pse duhet t’iu jepet besimi për mandatin katër vjecar. Por emrat e kandidaturave nuk pritet të sjellin ndryshim në arsimin e lartë, pasi kryesisht ka rikandidime apo gara është e sigurtë pa kundërshtarë. Për profesorin e inxhinierisë Sandër Kovacin, zgjedhjet po kryhen thjesht formalisht.

‘Mesa duket zgjedhjet në universitete po kthehen si zgjedhjet politike. Bëhen me marrëveshje, hyn vetëm një kandidat, nuk ka garë. Kjo lloj apatie tregon se sistemi i drejtimit të universiteteve është jo funksional, gjërat janë të paracaktuara”, tha profesor Sandër Kovaçi. 

Mungesa e ballafaqimeve nuk është e vetmja problematikë, në këtë proces zgjedhor. Teksa universiteti politeknik nuk ka shpallur ende kandidatët, për shkak të shtyrjeve proceduriale në krijimin e komisioneve zgjedhore universitare.

“Senati është mbledhur me vonesë për të konsituojë KIZ-in, duhet të presim 5 ditë për shpalljen e kandidaturave, pra në fundjavë. Tani do shkurtohet pak fushata do bëhet 20 ditë”, tha profesori.

Me kufizimin për dy mandate në krye të institucioneve të arsimit të lartë, nuk kanë të drejtë rikandidimi rektori i mjekësisë, Arben Gjata, rektori i arteve Kastriot Caushi, apo rektori i Politeknikut Andrea Maliqari, por këtë të drejtë po e shfrytëzon Artan Hoxha për katër vite të tjera  në  krye të Universitetit të Tiranës, i cili nuk ka kundërshtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA