Në një muaj i skeduar për 5 vjedhje, policia procedohen adoleshentin në Durrës
21/05/2024 13:33
Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Lately”, si rezultat i të cilit nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës prill-maj 2024, në 5 raste, ka vjedhur bateri të disa automjeteve dhe mjete pune, në lagje të ndryshme në Shkozet.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel