“Mos më prek”! Shkelma e grushte, shënohen incidente para Bashkisë së Tiranës, dy gra konfliktohen me protestuesit

21/05/2024 12:14

Disa incidente kanë ndodhur në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër grua në moshë është futur mes protestuesve dhe ka pasur konflikte me protestuesit. Ajo dëgjohet duke thirrur “bravo policia”, “policia është me në” e më pas dëgjohet të thotë “mos më prek” ku shihet duke debatuar me një protestues, ndërkohë që ishte nën shoqërinë e një nga policëve.

Pak më herët një grua tjetër është konfliktuar me një protestues, ku ky i fundit e ka gjuajtur me shkelma dhe e ka shtrirë në tokë. Më pas është dashur ndërhyrja e policëve që të qetësohej situata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA