E rëndë në Kavajë! Arrestohet babai 48-vjeçar, kryente marrëdhënie me vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh

21/05/2024 10:03

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku një 48-vjeçar dyshohet se prej katër vitesh kryente marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur.

Policia bën me dije se policia e Kavajës, pas kallëzimit që vetë e bija 15 vjeçe ka bërë, duke deklaruar se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, e kanë vënë në pranga.

“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””, theksojnë uniformat blu.

Sakaq, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA