“Kam ëndërr të…”/ Bëri 30 herë seks me nxënësin 17-vjeçar, mësuesja dënohet me 13 vite burg

21/05/2024 13:27

Mësuesja Heather Hare është dënuar me 13 vjet burg në SHBA për marrëdhënie seksuale me një student 17-vjeçar, ku një nga takimet u zhvillua ndërsa ai ishte në një udhëtim me shokët e tjerë të klasës në Uashington.

Hare po jepte mësime për ekonomi shtëpiake në shkollën e mesme Bryant në Arkansas, ku takoi të miturin. Në fakt, në vitin 2020, ajo u bë e njohur në SHBA kur studentët e saj i thanë lamtumirën në emisionin Good Morning America, pasi mësimet u anuluan për shkak të një pandemie.

Sipas prokurorit, 17-vjeçari JR i tha policisë se u takua me Hare në ditën e parë të vitit të tij të fundit në shkollën e mesme në vjeshtën e vitit 2021. “Hare filloi me seancat e këshillimit kokë më kokë përpara se t’i jepte telefonin e saj dhe ata filluan kontaktet përmes Instagram dhe Snapchat. Në një moment ajo i tha se kishte ëndërr të bënte seks me të”, shtoi prokurori. Sipas dosjes së hetimit mësuesja 33-vjeçare ka pasur 20 deri në 30 takime seksuale me nxënësen 17-vjeçare gjatë vitit shkollor 2021-2022 në vende të ndryshme duke përfshirë shtëpinë e saj, klasën dhe parkingun e shkollës.

Hair, e cila nuk hezitoi të bënte seks me 17-vjeçarin gjatë një udhëtimi shkollor në prill 2022 në Uashington, është deklaruar fajtor, mes akuzave të tjera, për sulm seksual ndaj një të mituri.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA