EMRAT + FOTO/ Shpërndanin kokainë në kryeqytet, kush janë dy të rinjtë që ranë sot në prangat e policisë

21/05/2024 10:58

Ardi Shehu 32 vjeç dhe Brisea Kallushi 34 vjeç ranë në pranga sot pasi shpërndanin sasi kokaine në kryeqytet.

Policia ka ranë në gjurmë të një sasie prej 20-30 gram kokainë dhe ndërhynë, duke i arrestuar.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa Brisea për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Pas verifikimeve të policisë rezulton gjithashtu se Ardi shehu ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA