“E mbyll perden e kamionit gjithmonë, mos biem në sy”, Top Channel zbardh përgjimet e grupit kriminal që trafikonte drogë drejt vendeve të BE-së

21/05/2024 19:13

Top Channel ka siguruar dosjen grupit të strukturuar kriminal, të cilët trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së.

SPAK dërgoi për gjykim 20 anëtarët e këtij grupi kriminal së bashku me një ish-punonjës policie në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ka shpallur pretencën.

Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike shtrihej nga vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi dhe Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

Të pandehurit janë Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, të cilët akuzohen për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbardhen disa prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal.

Në bisedën e datës 4 maj 2021,  Artur Sulaj (B) komunikon me të pandehurin Shpëtim Pjeshka (A) në lidhje me organizimin e një rruge për në Greqi me kamion dhe më pas nga Greqia mund të udhëtonte drejt Turqisë.

(B): Prandaj them unë që: I mbaj perdet mbyllur gjithmonë! Dhe mos të biesh nq sy, kur t’kesh noj gjo i ke gjithmonë të mbyllme! Jo se tashi kemi dhe milet…

(A): Po s’ka problem o burrē…

(B): Eee ska problem mos ja fut p*rdhës, ska problem…

(4): Keto desha unë…

(B): Leji aty ku janë, leji aty se i bëjmë pastaj, se të humbin aty!

(B): Pse e hoqë fare ti? …ato vidat?

(A): Beee?

(B): Vida!

(A): Po hiqi të treja ato vidat, mos të ketë vida fare aty!

(B): Jo mo se do i shtrëngoj ato o burrë, se vetëm me i palë ashu….

(4): Gjej i gomine!

(B): Të …

(A): Ma jep mu i herë…

(4): Tërhiqe tërhiqe gominen, nxirre fare gominën…

(B): Në rregull e ke…

(A): Ka vidëe tjetër andej, jo?

(B): Ka

(A): Ngeshe i herë anej?

(B): Joo, teshi vajti tamam ajo, teshi do shkoje ne vend ajo!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA