![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/7aecc30d-2968-4a1a-84d8-fc9e21be19e4_w1023_r1_s_sd_sd-800x450.jpg)
08/02 15:50
Shkencëtari 77-vjeçar rus, Anatoly Maslov, u dënua sot me 14 vjet burg për “tradhti” pasi sipas mediave ruse, pasi i ka kaluar të dhëna të klasifikuara një fuqie të huaj.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, ai u akuzua për transmetimin e informacionit në lidhje me programin e armëve hipersonike të Rusisë, armët e supozuara “të pathyeshme” të lavdëruara nga Vladimir Putin.
Sipas avokates së Maslovit, Olga Dinze, cituar nga TASS, shkencëtari hedh poshtë akuzat dhe thotë se është i pafajshëm.
“Ai tha se nuk ka bërë asgjë të keqe apo të paligjshme . Gjithë jetën ia ka kushtuar familjes dhe shkencës kombëtare”, theksoi juristi.
Top Channel