
26/02 22:25
Emrat e disa prej të vrarëve në rrëzimin e helikopterit, përveç presidentit të Iranit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, tani janë publikuar.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se në bord ishin gjithashtu Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami për faljen e xhumasë në qytetin e Tabrizit dhe gjenerali Malek Rahmati, guvernatori i provincës iraniane të Azerbajxhanit Lindor.
U vra edhe komandanti i njësisë së mbrojtjes së presidentit, Sardar Seyed Mehdi Mousavi, si dhe një numër truprojash dhe ekuipazhi helikopteri, të cilëve ende nuk i janë publikuar emrat.
Top Channel