Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT.
Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në prani të 80 të ftuarve, kanë veshur fustanet e bardha duke finalizuar në martesë lidhjen tyre nga e cila kanë dhe dy vajza tre vjeç.
“U bë me zhurmë por nuk ishte ky qëllimi. Qëllimi ishte t’i tregonim të gjithëve, që të jesh LGBT dhe besimtar, është mëse legjitime. Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e zotit. Dashuria është fjala e zotit. Dasmat edhe pa celebrim janë tipike në Shqipëri”-u shpreh Alba Ahmetaj komuniteti LGBT.
Kjo martesë ka ngjallur reagime të shumta pasi ligji shqiptar nuk i njeh këto martesa e kontaktuar nga Top Channel Drejtoria Gjendjes Civile thotë se në Regjistrin e Gjendjes Civile nuk është shënuar asnjë akt martese e, të dy shtetasve/ese të së njëjtës gjini.
Dasma e Albës dhe e Edës u kurorëzua në prani të dy pastorëve të huaj , të cilët mbanin veshje të ngjashme me priftërinjtë besikit katolik .
I menjëhershëm ka qe reagimi i komunitetit fetar ortodoks dhe katolik në Shqipëri të cilët distancohen dhe janë kundër martesave në çift të së njëjtës gjini
Por më shumë se një martesë Alba Dhe Eda duket se kërkojnë të jenë nismëtare për ligjërimin e këtyre martesave
“Ky është vetëm fillimi i betejës, por do dalim fitimtar, jam e sigurt“-shprehet Alba Ahmetaj.
“Hapi i parë ishte prezantimi i kërkesës në gjenden civile, hapi i dytë dhe unë me partneren time do kërkojmë të njëjtën gjë. Pasi të marrim përgjigjen negative do të shkojmë në gjykatë për ta çuar më pas çështjen në gjykatën e Strasburgut për të ndjekur shembullin e Greqisë, Italisë dhe shumë shteteve të tjera”-u shpreh Xheni Karaj – aktiviste komuniteti LGBT.
Top Channel