U fshehën në gomat rezervë të një kamioni për të kaluar kufirin, policia në Vlorë “kap” mat dy të rinjtë

20/05/2024 15:22

Policia e Vlorës ka nisur procedim në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar.

Po ashtu, policia Kufitare e Portit Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit maroken Y. A., 31 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, janë fshehur në gomën rezervë të një kamioni, me qëllim për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë arrestoi shtetasin J. T., 53 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA